Lajme

Rizvanolli : Jemi në proces për emërimin e anëtareve të rijnë për borde

Sot gjatë ditës, ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli ka raportuar në Komision për mbikëqyrjen e financave publike, lidhur me pasqyrat financiare të ministrisë për vitin 2021.

Rizvanolli në këtë raportimi ka folur edhe për shkarkimin e anëtareve të bordeve. Ajo u shpreh se kjo është bërë për një arsye të caktuar.

“Njësia për monitorimin e ndërmarrjeve e mbikëqyr dhe puna përcillet. Kemi pasur disa shkarkime të bordeve sepse shumicës veç iu ka kaluar mandati dhe janë vendosur bordet e përkohshme por që janë në proces bordet e reja. Është një numër i madh i rasteve të raportuara në polici”, tha Rizvanolli.

Po ashtu  ministrja Rizvanolli foli për huan që do ta marrin nga BERZH-i në vlerë prej 10 milionë euro.

“Vlera në tri vitet e kaluara ka qenë 9 milionë euro. Do të sigurohemi që lëshime në të ardhmen të mos ndodhin. Sa i përket të dhënave vitit të kaluar nuk i kemi. Por hua pritet t’i kemi 10 milionë dhe mjetet e që i kemi marrë nga BERZH-i pritet të rimbursohen. Listës së rekomandimeve unë nuk e kam pranuar dhe nuk di se çka ka ndodhur”, tha ajo.

Raportin e auditimit për pasqyrat financiare, e paraqiti deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi. Tha se buxheti i këtij dikasteri është zvogëluar për 6 milionë euro./Shqip.com