Lajme

Rizvanolli e Mehaj raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Dy ministrat e Qeverisë Kurti, Artane Rizvanolli dhe Armend Mehaj pritet që sot gjatë ditës të raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Fillimisht duke filluar nga ora 10:00 në këtë komision pritet të raportojë ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli lidhur më pasqyrat financiare vjetore të ministrisë së ekonomisë për vitin 2021.

Ndërsa në ora 11:00 po në këtë komision pritet të raportojë edhe ministri i mbrojtjes Armend Mehaj lidhur me pasqyrat financiare vjetore të ministrisë së mbrojtjes për vitin 2021./Shqip.com