Lajme

Rizvalloni uron besimtarët mysliman: Uroj që vlerat e kësaj feste të na përcjellin familjet tona

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli uron që vlerat e kësaj feste t’i përcjellin familjët e të gjithëve gjatë gjithë vitit.

“Uroj që vlerat thelbësore të kësaj feste, ato të mirëqenies, dashurisë e tolerancës, të na përcjellin familjet tona gjatë gjithë vitit”, shkroi Rizvanolli.

Me rastin e kësaj feste, edhe figura të tjera nga politika kanë uruar besimtarët mysliman.

Lexo edhe:
Konjufca viziton BIK-un, uron besimtarët për Kurban Bajram

Kryeparlamentari Glauk Konjufca viz,itoi Bashkësinë Islame ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Konjufca nga Bashkësia Islame ka uruar gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.

Tutje, ai tha se populli i Koosvës ka kaluar në vështirësi por gjithmonë ka qenë në gjendje ta ruajë besimin e sinqertë.

Falja e namazit të Kurban Bajramit
Lexo edhe:
Osmani: Kurban Bajrami le të shërbejë si moment reflektimi për tolerancë e solidaritet

Megjithatë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë që kjo festë le të shërbej si një moment reflektimi për tolerancë dhe solidaritet në shoqëri.

Lexo edhe:
Kurti uron Kurban Bajramin: Solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e kësaj feste ka uruar që solidariteti të jetë udhërrëfyes i përherëshëm i besimtarëve.

Lexo edhe:
Memli Krasniqi uron festën: Thërrasim për mirëkuptim, tolerancë e dashuri mes njëri-tjetrit

Po ashtu, edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se në këtë ditë simboli të sakrificës dhe solidaritetit, reflektojmë dhe thërrasim për mirëkuptim, tolerancë e dashuri mes njëri-tjetrit./Shqip.com