Lajme

Konjufca viziton BIK-un, uron besimtarët për Kurban Bajram

Kryeparlamentari Glauk Konjufca vizitoi Bashkësinë Islame ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Glauk Konjufca nga Bashkësia Islame ka uruar gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.

Tutje, ai tha se populli i Koosvës ka kaluar në vështirësi por gjithmonë ka qenë në gjendje ta ruajë besimin e sinqertë.

“Kjo është festë e rëndësishme. Miliona besimtarë festojnë këtë ditë. Ne na frymëzon për këtë besim. Në emër të insitucioneve iu falenderoj ju bashkësinë islame, ëmbëlsia është simboli që tregon simbolin dashurinë. Isha këtu në selinë e bashkësisë islame për të uruar këtë festë të rëndësishme të Kurban Bajramit. Kjo festë është e rëndësishme sepse na kujton lidhjen e ngritjen shpirtërore të njeriut dhe sakrificën. Populli yne ka kaluar në vështirësi por gjithmonë ka qenë në gjendje ta ruajë besimin”, tha Konjuca.

Sot kudo në botë ku ka musliman po festohet festa e Kurban Bajramit./Shqip.com