Lajme

Kurti uron Kurban Bajramin: Solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Kurti uron që kjo festë të sjell paqe e lumturi në zemrën e secilit dhe se solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm i besimtarëve.

“Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, festën e sakrificës. Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë̈ mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit. Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm. Gëzuar e me fat Kurban Bajrami”, ka uruar Kurti.

Falja e namazit te Kurban Bajramit

Sot, në mbarë botën kremtohet festa e Kurban Bajramit.

Namazi i Kurban Bajramit është falur në ora 05:43.

Kjo festë, kremtohet pas kryerjes së Haxhit, pelegrinazhit të përvjetshëm në Mekë.

Kurban Bajrami, është një prej dy festave më të rëndësishme për myslimanët.

Sipas praktikave fetare, gjatë kësaj feste është e rekomandueshme që të vizitohen të afërmit.

Për nder të kësaj feste theret kurbani.

Historia e kurbanit daton që nga profeti Ibrahim, i cili sipas doktrinës islame kishe pranuar ta sakrifikonte birin e tij profetin Ismail, për ta ploësuar një kërkesë të Zotit.

Gjithmonë sipas fesë, Zoti nuk e kishe lejuar këtë, i kishte dërguar kafshën për ta prerë – në formë mirëjohje për vullnetin e tij./Shqip.com