Rozë

Rita Ora tregon nëse mund të ketë bashkëpunim me Dua Lipën dhe Bebe Rexhën

Artistja Rita Ora, gjatë një konference për media ka treguar për koncertin që do të mbajë në Tiranë.

Ajo tregoj për planet e saj të ardhshme duke theksuar që do të jetë edhe protagoniste në filma.

Ndërkaq, e pyetur se nëse do të ketë ndonjë bashkëpunim mes saj dhe yjeve të tjerë shqiptarë si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max, Rita tha se e mirëpret një bashkëpunim të tillë.

“Në vitin 2011- 2012, kur fillova karrierën time e pashë shumë të nevojshëm dhe si një barrë dëshirën për ta bërë Shqipërinë të njohur në hartë globale, por tani jam e lumtur dhe me fat që shohë kaq shumë artistë që e kanë ngritur artin shqiptar, por që për shkak të angazhimeve të shumta që shumë nga këto artiste kanë mbase nuk është gjithmonë e mundur por shpresoj të realizohet”, tha Rita.

Kujtojmë që koncerti do të mbahet në ora 20:00, në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë.