Rozë Ndërkombëtar

Rita Ora tregon bukurinë natyrale para nisjes së “The Voice Australia”

Rita Ora do të rimarrë sërish rolin e saj si gjyqtare në spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.

Ajo duket se po e shijon kohën në Australi para premierës së sezonit të ri të “The Voice” në Australi, që thuhet se do të nisë në prill ose maj,

Super ylli shqiptaro-britanik, 32 vjeçe, u pa duke vizituar artisten e vetullave Amy Jean Linnehan në sallonin e saj të njohur “Amy Jean Eye Couture” në Double Bay të enjten, , shkruan DailyMail.

Rita u përpoq të mos vërehej në publik, pasi kishte vënë një kapele të zezë bejsbolli dhe syze dielli të zeza të mëdha.

Flokët e saj kaçurrela ishin lënë në valë të lirshme, ndërsa kishte aplikuar një makijazh natyral në fytyrën e saj.

/Shqip.com