Rozë

Rita Ora: Të martohem ishte ajo që kam ëndërruar që në fëmijëri

Rita Ora dhe Taika Waititi

Rita Ora ka treguar se si “gjithmonë ka ëndërruar të martohej” që kur ishte fëmijë, mes martesës së saj sekrete me bashkëshortin Taika Waititi . 

Këngëtarja, 32 vjeç, thuhet se ka lidhur martesën me regjisorin, 47 vjeç,  në një ceremoni këtë verë dhe megjithëse nuk e ka konfirmuar kurrë në mënyrë eksplicite martesën, miqtë e saj të ngushtë e kanë bërë.

“Të martohem është diçka për të cilën kam ëndërruar që kur isha fëmijë, dhe ai është padyshim një njeri i shkëlqyer. Ai është i mrekullueshëm, kam arritur në një pikë ku jam shumë i përmbajtur dhe i vendosur.”, tha Rita, shkruan Mirror.

Krijuesja e hitit Anywhere vazhdoi të thotë se i pëlqen ‘të jetë e dashuruar’ dhe tregoi se është një ‘person jashtëzakonisht pasionant’ kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës.

Ndërkohë, Taika së fundmi foli për takimin me Ritën, ku dyshja kishin bashkëvepruar për herë të parë kur aktori Robert Pattison e solli në shtëpinë e tij.

Ndryshe në gusht u raportua se çifti u martuan në një ceremoni intime në Londër.

Këngëtarja u tha se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe tashmë do të njihet si Zonja Waititi-Ora. 

/Shqip.com