Kulturë

Rita Ora projekt muzikor me shqiptaren e famshme Ava Max

Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora është ndër më të dëgjuarat në Amerikë e më gjerë.

Sipas raportimeve, së fundmi Rita është duke punuar në studio për albumin e ri, i cili do të përfshijë edhe një bashkëpunim me një artiste tjetër të famshme shqiptare.

“Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe kompozitorin Noah Cyrus”, tha burimi.

Amanda Koçi e njohur si Ava Max, njihet për hitin “Sweet but Psycho”.

Rita Ora kohëve të fundit është përfolur për martesën e saj me regjisorin Taika Waititi.

Rita dhe Taika janë në lidhje për një vit e gjysmë pasi u afruan kur ajo ishte në Australi duke punuar si trajnere në shfaqjen televizive të këngës The Voice.