Kulturë Kino

Rita Ora pjesë e ekranit të madh

Rita Ora shfaqet si Mbretëresha e Zemrave në ‘trailerin’ e filmit të ri muzikor dhe fantastik “Descendants: The Rise of Red!”, i cili po vjen në Disney+ dhe Disney Channel.

Filmi është një spinoff i filmave të Disney Channel “Descendants” dhe është filmi i katërt i serisë që ndjek fëmijët e personazheve nga filmat klasikë të Disney-t.

Kylie Cantrall luan rolin e Red, vajza e Mbretëreshës së Zemrave (rol i cili luhet nga Rita Ora), ndërsa Malia Baker luan rolin e Chloe Charming, vajza e Cinderellës (rol i luajtur Brandy) dhe Princit Charming (rol i luajtur nga Paolo Montalban). Nga “Alice in Wonderland’s” dhe “Cinderella”.

/Shqip.com