Rozë

Rita Ora në pullat postare të Kosovës

Rita Ora

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon që të jetë vlerë e shtuar për vendin.

Ajo së fundi është bërë pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.

Pulla me imazhin e saj, siç është informuar nga Posta, do të lëshohet në qarkullim postar të shtunën, më 26 nëntor, në një ditë të veçantë për artisten, pikërisht në ditëlindjen e saj.

Me rastin e lansimit të kësaj pulle postare, Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu ka shprehur mirënjohje për Rita Orën.

“Është një nder për Posten e Kosovës të nderoj Rita Orën. Ajo na ka dhuruar aq shumë momente të bukura dhe krenari të pafund me këngë, performancë dhe koncerte madhështore. Kjo pullë e bukur le të jetë edhe si dhuratë simbolike e Kosovës për këngëtaren tonë, në këtë ditë të veçantë për të, për kontribut të jashtëzakonshëm për vendin dhe kombin tonë “, ka thënë Kadiu.

/Shqip.com