Rozë

Rita Ora merr vëmendje me pozat atraktive nga shkretëtira e Utahit

Rita Ora ka rifreskuar profilin e saj në instagram me disa imazhe të reja.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka marrë vëmendjen e ndjekësve me pozat e saj të fundit.

Rita u shfaq në bikini duke treguar asetet e bujshme trupore për të cilat shpesh edhe komentohet. Nuk munguan as imazhe tjera ku u shfaq në një fustan tigër.

Sipas mbishkrimit sipër imazheve Rita ka treguar se kjo është hera e dytë që ka vizituar shkretëtirën e Utahit, derisa vizita e saj e fundit ishte në vitin 2019.

“Dikur dhe tani … fotografia e fundit isha unë pikërisht këtu në të njëjtin vend në 2019, lol sa ikën koha. 💫🧚‍♂️ ps kapni mallrat që bëra në atë kohë! Ha! Rita shkon në Utah! #lovemag #2019 dhe TANI”, shkroi Rita sipër imazheve.

Ndryshe, Rita po shijon romancën e dashurisë me regjisorin e famshëm Taika Waititi./Shqip.com