Rozë

Rita Ora mahnitë me një fustan të tejdukshëm nga festa e ditëlindjes së bashkëshortit të saj

Disa ditë më parë partneri i këngëtares se famshme shqiptare, Rita Ora, festoi 48-vjetorin e tij të lindjes, në një festë mes miqsh në Ibiza, ku po kalojnë edhe pushimet.

Së fundmi, Rita Ora ka ndarë disa “momente interesante” nga festa e ditëlindjes së bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Ndër të ftuarit e tyre të shquar ishin edhe Diplo, Jodie Turner-Smith dhe Charlotte Tilbury.

Ylli me origjinë shqiptare, 32-vjeç, ndau një seri fotosh, në të cilat ajo shfaqet me një fustan transparent, taka të zeza dhe një çantë dore metalike.

“Vetëm në Ibiza mblidhni një grup të tillë njerëzish të jashtëzakonshëm, të cilët janë plot të qeshura dhe gëzim”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e saj duke shtuar: “Faleminderit të gjithëve që erdhën, ju e dini kush jeni!”.

/Shqip.com