Rozë Ndërkombëtar

Rita Ora kostumin e saj shqiptar ia dhuron Muzeut Etnografik të Tiranës

Rita Ora

Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Erion Velijaj, ka bërë të ditur se këngëtarja e famshme kosovare Rita Ora i ka dhuruar kostumin e saj shqiptar Muzeut Etnografik të Tiranës.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se është takuar edhe me familjen e këngëtares, nënën, babanë dhe motrën e saj.

“Faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën e vyer ndaj komunitetit të mësuesve në Londër, duke e kthyer “Queens Arms” në një qendër komunitare!”

“Faleminderit nga zemra Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin tënd shqiptar, për ta filluar Muzeun Etnografik të Tiranës me një BANG!”, ka shkruar Velijaj.

Ndryshe, Rita sonte do të jetë prezantuese në eventin e madh të ndarjeve të çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021.

Në këtë mbrëmje të madhe çmimesh pritet të marrin pjesë emra eminentë të skenës evropiane dhe mbarë botërore.

Artistja tjetër nga Kosova me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është e nominuar për njërën kategori të çmimeve në këtë mbrëmje ceremoniale.

Kjo e fundit është kandiduar për çmimin “Artisti/ja më i/e mirë /ie zhanrit pop”, krahas emrave të njohur si: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber dhe Olivia Rodrigo.