Rozë Ndërkombëtar

Rita Ora bëhet nuse, ka një arsyeje

Rita Ora ka mahnitur fansat e saj me një fustan nusërie teksa ngacmonte ndjekësit për këngën e saj më të re.

Ajo u shfaq e veshur me fustan nusërie në paraqitjen e fundit duke i habitur fansat.

Rita, 32 vjeçe, postoi një klip të shkurtër në llogarinë e saj zyrtare në TikTok dhe Instagram, ku shfaqte një pjesë të shkurtër nga kënga e saj e re e cila luhej në sfond, raporton The Sun.

Ish-anëtarja e jurisë së spektakleve “X Factor” dhe “The Voice” dha një performancë sensuale për sinkronizimin e buzëve të këngës “You Only Love Me”, e cila do të publikohet e plotë më 27 janar.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Rita i ngacmoi fansat e saj me publikimin e një imazhi “topless” në shtratin e saj për të promovuar këngën e saj të re.

/Shqip.com