Rozë

Rita dhe nëna e saj i bashkohen fushatës për raportimin e dhunës

Rita dhe Vera Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora bashkë me nënën e saj Vera Ora i janë bashkuar fushatës së institucioneve kosovare të drejtësisë për raportim të dhunës.

Përmes një video të përbashkët, Rita dhe Vera, kanë bërë thirrje që të raportohen rastet e dhunës.

Kosova ditë më parë hapi fushatën globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore”.

Video-n ka shpërndarë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

/Shqip.com