Lajme

Ristuccia dhe Hoxhën, flasin për koordinim ndërmjet KFOR-it dhe Policisë

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka takuar drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe stafin e tij, në shtabin e KFOR-It, të martën.

Përmes një postimi në Twitter, KFOR-i, bëri të ditur se u diskutua për situatën e sigurisë.

“Ata diskutuan për situatën e sigurisë dhe çështjet kryesore të koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar komandantin e KFOR-it.

Ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.

/Shqip.com