Sport Ndërkombëtar

Rishfaqet ideja për meçin Fury – Joshua

Promotori i njohur i boksit Eddie Hearn, ka rrëfyer për mediat britanike se është befasuar kur ka marrë një telefonatë nga kolegu i tij Bob Arum. Ky i fundit i ka kërkuar Hearn të shohë mundësinë e zhvillimit të një dueli mes dy boksierëve britanikë, Anthony Joshua dhe Tyson Fury.

Kjo sfidë ka qenë dy herë pranë finalizimit, por në të dyja rastet është shtyrë: Një herë në vitin 2021, kur Fury u detyrua të duelojë për herë të tretë ndaj Wilder dhe vjet (2022), kur palët nuk gjetën marrëveshje. Por ndoshta hera e tretë do të jetë ajo e duhura për ta organizuar sfidën.

“Ne duhet të vendosim se çfarë lloj sfide duam të organizojmë për Joshuan, që dëshiron të rikthehet në ring në korrik. A do të shkojë direkt në një përballje për titull që tani? Bob Arum më telefonoi një ditë, gjë që ishte një surprizë. Vetëm duke folur për AJ Fury, ai tha çfarë po mendon?”, tha Hearn.

“Nuk e di i thashë. Të gjithë ne jemi gati për të diskutuar për këtë sfidë. Ne jemi ende të gatshëm të shikojmë numrat ose nëse dëshironi të prisni dhe ta organizojmë atë më vonë, në gjysmën e dytë të vitit. I thashë se jemi të gatshëm për këtë duel të madh, që e kemi kërkuar prej kohës”, u shpreh Eddie Hearn, promotori i Joshua.

/Shqip.com