Sport Ndërkombëtar

Riqui Puig – njeriu i momentit në MLS

Riqui Puig

La Galaxy triumfoi 4-1 ndaj Colorados, por rezultati mbeti në plan të dytë.

Vëmendjen kryesore në këtë takim e rrëmbeu Riqui Puig.

Mesfushori spanjoll zhvilloi një ndeshje spektakolare – duke regjistruar tre asistime.

Puig është bërë futbollisti i parë në Galaxy -që ka asistuar tre herë në një ndeshje – që nga Landon Donoan – në shtatorin e vitit 2014.

Por, statistikat e tij magjike nuk ndalen me kaq.

Pas David Beckham (2008) Riqui është vetëm i dyti futbollist që ka pesë asistime – në gjashtë ndeshjet e para në MLS.

Ish-mesfushori i Barcelonës – ka kontratë tri vjeçare me skuadrën amerikane, ndërsa Barça e ka të drejtën e riblerjes – dhe do të arkëtojë 50% nga çdo shitje e ardhshme e tij.

Ai është prodhim i “La Masias” – ndërsa me skuadrën katalunase zhvilloi 42 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll./Shqip.com