Sport Ndërkombëtar

Rio Ferdinand kritikon Ragnickun – sepse e la në stol Rashfordin

Ralf Ragnick dhe Marcus Rashford

Barazimi i Man United në shtëpi ndaj Leiceser Cityt nuk u prit mirë nga fansat.

Ndër ta, ishte edhe ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq, Rio Ferdinand.

Ai ka komentuar për Marcus Rashford, i cili nuk ishte startues në ndeshjen e së shtunes, në intervistë për “FIVE“.

24 vjeçari nuk ishte i përzgjedhuri i Ralf Ragnick për të luajtur nga minuta e parë, dhe kjo e irritoi pasksa Ferdinandin.

Rio Ferdinand

“Sa i keq duhet të jetë ai në stërvitje? Sa keq duhet ta vlerësojë ai [Ragnick] që të hyjë në një lojë të tillë?”

Tekniku gjerman zgjodhi një mesfushor si Bruno Fernandes në krye të sulmit, por jo anglezin.

Madje, mungesa e Cristiano Ronaldos dhe Edinson Cavanit si shkak i lëndimeve bëri shumëkënd të besojë që Rashford do ishte startues.

“Ai nuk ka luajtur mjaftë mirë për t’u përzgjedhur nëse Cristiano Ronaldo dhe Edinson Cavani janë të aftë. Është një rast tjetër kur ai po shkon në një lojë pa sulmues”, ishte komenti i Ferdinand.

Momente nga ndeshja Manchester United 1:1 Leeds United

Gjithashtu, thashethemet se sulmuesi i krahut mund të largohet këtë verë mund të jenë të vërteta dhe një marrëveshje për kontratë të re duket shumë pak e mundur.

Aktualisht, Rashford ka kontratë deri në qershor të vitit 2023 që e mban atë në “Old Trafford”, në rast se nuk e zgjat atë apo nuk largohet.

Me barazimin e djeshëm United mbetet në vendin e gjashtë me 51 pikë.

Kështu, një fitore e Tottenham dhe e Arsenal ia vështirëson punën “Djajve të Kuq” për kualifikim në Ligën e Kampionëve. /Shqip.com

Tabela e Premierligës