Rozë

Rinës i publikojnë fotografi me bark të rrumbullakët, reagimi i këngëtares epik

Rina Balaj

Këngëtarja shqiptare, Rina Balaj është shumë aktive në rrjetë sociale duke postuar fotografi nga jeta e saj private, por edhe ajo personale.

Së fundmi reperja nga Istogu, ka befasuar të gjithë ndjekësit me postimin e fundit.

Ajo publikoi një foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur, kështu filluan aludimet se Rina është shtatzënë për herë të parë.

 Por, e gjithë kjo del që ishte fotoshop nga fansat.

Siç duket dëshira e fansave të Rinës që ajo të ketë një bebe është e madhe dhe për ketë edhe këngëtarja e ka marrë fotografinë më shumë sportivitet dhe e ka shpërndarë.

E ëmbël ishte mbishkrimi i fotografisë ku Rina shihej me barkë të fryrë.

Ndryshe, Rina para disa ditës ka lansuar albumin e saj të parë.

“Balerina” mban titullin albumi i cili përmban 10 këngë, ku një pjesë e tyre janë të vizualizuar edhe me videoklipe.

Lexo edhe:
Rina Balaj publikon albumin e parë në karrierë

Nga 10 prej këngëve, dy prej tyre janë bashkëpunime, kënga “ChaCha” me të dashurin e saj Sin Boy dhe “Blue” në bashkëpunim me DJ Amelia./SHQIP.com