Rindërtohet shkolla e gjuhës shqipe në Malin e Zi, Meta falënderon Abazoviqin
Publikuar:
(13.09.2023 16:50:57)

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka falënderuar kryeministrin e Malit të Zi dhe institucioneve malazeze për rindërtimin e shkollës së gjuhës shqipe në fshatin Dacaj në Rozhajë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se rihapja e shkollës shqipe në Rozhajë do të japë kontribut në forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe padyshim më shumë kuptim ëndrrave dhe së ardhmes së fëmijëve shqiptarë të kësaj treve.
“Rindërtimi i shkollës së gjuhës shqipe në fshatin Dacaj në Rozhajë të Malit të Zi është një lajm shumë i gëzuar”, tha ai.
/Shqip.com