Rozë

Rina Balaj publikon këngën e re “E kalume”

Rina Balaj ka befasuar fansat me projektin më të ri muzikor.

“E kalume” është projekti i cili ka sjellë këngëtarja nga Istogu në një version ndryshe se si jemi mësuar ta shohim atë.

Producent i këngës është Dread Sylejmani, në kitarë Astrit Stafai, ndërsa për klipin është përkujdesur produksioni “Sekuencë”.

Ajo ka thënë se kjo këngë mund të jetë edhe dedikim, por vetëm e ka thënë se gjithçka është e kalume.

Projektin mund ta dëgjoni këtu.

/Shqip.com