Rozë

Rina Balaj konfirmon ndarjen nga reperi grek

Rina Balaj

Rina dhe SinBoy ka disa ditë që po përfliten se nuk janë më bashkë.

Lajmet filluan që nga momenti kur fansat i hetuan se ata nuk po postojnë më shumë foto bashkë e mbi të gjitha edhe nuk po e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

E për herë të parë lidhur me këto lajme që qarkulluan ditëve të fundit ka folur Rina në emisionin “Era Verë” në T7.

“Po është e vërtetë që unë edhe Sin Boy jemi distancu, po nuk kisha pas qejf që mediat me zmadhu me ba shumë të madhe këtë send, për arsye se un edhe Sin Boy jemi distancu që një kohë shumë të gjatë, por me muzikë nuk jemi nda prej njani-tjetrit, dmth kemi punu. Ndarja është bërë publike për arsye se unë edhe Sin Boy nuk e kemi më njëri-tjetrin follow”, u shpreh Rina.

Ajo ndër të tjera ka treguar se sa ishte e vështirë t’ia heqte ‘followin’ në Instagram ish-partnerit të saj.

“Unë me Sin Boy kam kalu shumë mirë, por jeta