Sport Ndërkombëtar

Rikthimi i Messit në Barcelonë – nuk është i pamundur

Messi dhe Laporta

Rikthimi i Leo Messit në Barcelonë nuk është i pamundur.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëspresidenti ekonomik i klubit katalunas – Eduard Romeu.

Ai ka potencuar se “pasi do të jetë lojtar i lirë, me siguri është diçka që ne mund ta bëjmë. Por gjithsesi do të ishte një vendim teknik”.

Messi është bashkuar me PSG-në në verën e vitit 2022, teksa ka kontratë valide deri në qershor të vitit 2023.

Cila është forma e 35 vjeçarit në këtë sezon?

Majtaku po i hesht kritikët pasi është asistuesi më i mirë në Evropë – në këtë sezon.

Leo ka asistuar shtatë herë në po aq ndeshje të zhvilluara në Ligue 1.

Teksa, është autor i katër golave dhe ka më së shumti driblime të kompletuara – 30-të.

Problemet me përshtatje në Ligue 1 që i pati në sezonin e kaluar – tashmë i ka lënë prapa krahëve.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u bashkua me parsienët në verën e vitit të kaluar si transfer i lirë – pas 18-të sezoneve të kaluara në ‘Camp Nou”./Shqip.com