Sport Ndërkombëtar

Rikthimi i “CR7”, sinjal që Manchester United po rikthehet

Cristiano Ronaldo në Manchester United

Rithimi i Cristiano Ronaldos në “Teatrin e Ëndrrave” ka qenë një nga transferet më të mëdha të bëra në merkaton e verës.

Ronaldo, i dha fund “aventurës” së tij me Juventusin, pa arritur që ta fitojë Ligën e Kampionëve, por në nivel personal ishte i jashtëzakonshëm, shkruan Shqip.com.

Ani pse tashmë është 36 vjeçar, kapiteni i Portugalisë ende është i “uritur” për trofe dhe do të tentojë që me Manchester United, të garojë në nivelet më të larta të futbollit.

Me ardhjen e Cristianos në ishull, “djajtë e kuq”, tashmë e kanë kompletuar repartin e sulmit, ku nuk mungon cilësia, talenti e as përvoja.

Sancho, Rafshord, Cristiano, është një treshe premtuese në letër, ndërsa mbetet të shihet se sa do arrijnë të përshtaten ndërmjet vete.

Në anën tjetër, cilësia është rritur edhe në repartin e mbrojtjes, ku tashmë Raphael Varane është njeriu kryesor.

Shtatëgjati ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve me “Los Blancos”, dhe përvoja që ka ai do e ndihmojë shumë skuadrën në arritjen e objektivave.

Ekipi i udhëhequr nga Solskjaer, nuk e kanë fituar Premierligën angleze që nga sezoni 2012-2013 dhe presioni për fitore është tejet i lartë.

Për të arritur qëllimin e tyre, ata do kenë konkurencë të ashpër me Manchester City, Liverpool dhe Chelsea që kanë ekipe tejet solide.

Në tre ndeshjet e  para të zhvilluara këtë sezonë, United kanë dy fitore dhe një barazim. /Shqip.com