Sport Shqiptar

Rikthim senzacional në UFC, Jones e ka detyruar kundërshtarin Cyril Gane që të dorëzohet

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Jon Jones ka bërë një rikthim triumfal në serinë UFC pas tri vjetëve. Jones ka detyruar kundërshtarin Cyril Gane që të dorëzohet duke fituar kështu titullin e kampionit në peshën e rëndë në serinë UFC të shtunën mbrëma në Las Vegas.

UFC-ja është seria më e madhe e arteve marciale të përziera.

Jones 35-vjeçar, detyroi francezin 32-vjeçar Gane që të dorëzojë meçin pas vetëm dy minutave, duke u bërë kështu kampion i UFC-së në dy kategori.

Ai ishte më herët kampion në peshën gjysmë të rëndë.

Jones vlerësohet legjendë e UFC-së.

Ai ka marrë pjesë në 16 meçe për titull në UFC dhe i ka fituar të gjitha – ndonëse triumfoi i tij i vitit 2017 kundër Daniel Cormier u kthye në “no-contest”, pasi Jones u kap me doping.

/Shqip.com