Kulturë

Rikthehet “The Voice Australia”, këngëtarja kosovare pjesë e jurisë

Ndër konkurset më të njohura të muzikës në botë “The Voice Australia”, do të rikthehet me sezonin e ri.

Si në çdo edicion tjetër, pjesëtarët ishin në numër të madh, prej vendeve dhe fushave të ndryshme.

Ndërkaq, këtë vit, katërshja e mentorëve të “The Voice” përbëhet nga yjet e muzikës, Rita Ora, Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jess Mauboy.

Ata e bënë hapjen e emisionit me një performancë të shkëlqyeshme ‘live’, të këngës, “High Hopes”, për t’ia liruar më pas skenën konkurrentëve, disa prej së cilëve tashmë kanë pak eksperiencë si performues derisa të tjerët janë talent i pastër natyral.

“The Voice Australia”, do të transmetohet çdo javë, fillimisht është duke u shfaqur faza e parë e konkurrimit e njohur si “Blind Auditions”, për të vazhduar tutje me fazat tjera të përzgjedhjes së pjesëmarrësve.