Rozë Ndërkombëtar

Rikthehet në punën që bënte para 30 viteve, Sabri Fejzullahun do e shohim në një rol të ri

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, para se të fillonte karrierën si një këngëtar fillimisht ishte aktor.

Por ka të paktën 30 vite që ai ka lënë filmat e është fokusuar në muzikë.

Mirëpo, Sabriu po bën një rikthim të fuqishëm në fushën e aktrimit dhe ka një rol të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në “Instagram” ku ka zbuluar edhe kush janë që e kanë bindur për rikthim, regjisori Shkumbin Istrefi e aktori e ligjëruesi Ilir Tafa.

Fejzullahu ka luajtur në disa komedi dhe video-filma. Ndër të tjerë ai ka luajtur me Ibrahim Krajkovën “Lecin” dhe Rasim Thaqin “Cimën”.

Pa harruar këtu, serialet “Kur pranvera vonohet” dhe “Autobusi”, komedinë “Qesh e ngjesh” me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin. Në filmografinë e këngëtarit të njohur gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi. /SHQIP.com