Rozë

Rikthehet në Instagram Kejvina, publikon video nga Afrika

Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Kejvina Kthella ishte shumë e komentuar gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë.

Kejvina u skualifikua nga loja e BBVA pas dhunës fizike ndaj Luiz Ejllit.

E qysh nga ajo ditë, Kejvina, ‘zhdukej’ e rikthehej me disa reagime në rrjetet sociale- dhe se fundi duket se ka nisur edhe pushimet.

Kejvina është lajmëruar nga Afrika, ku sipas pamjeve të publikuara në Instagramin e saj është duke kaluar një kohë mjaft argëtuese.

Ndryshe, ajo i ka kërkuar falje publiku dhe Luizit për gjitha gjërat që i ka bërë, madje e ka quajtur Luan.

/Shqip.com