Sport Shqiptar

Rikthehet magjia e Arbër Zenelit

Arbër Zeneli

Buzëqeshja është rikthyer përsëri në fytyrën e tij.

Lëndimet i ka lënë prapa krahëve.

Arbër Zeneli është rikthyer – pas shtatë muajve mungesë për shkak të lëndimeve, dhe ka arritur të lë shenja – në ndeshjen e sotme kundër Monacos.

Ai u inkuadra në lojë – në minutën e 80-të, kur Remis po pësonte humbje me rezultat 1-0.

Por,  vetëm katër minuta më pas – rezulatati u barazua, pas një autogoli të realizuar nga Volland.

Teksa, në minutat shtesë të takimit, Zeneli u përkujdes që të asistojë për Nathanal Mbuku.

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1497935763186458624?s=20&t=14SUeACiF1bnAhcpFKrRIg
Asistimi i Arbër Zenelit

Rikthimi i Zenelit – është një lajm i mirë edhe për Përfaqësusen e Kosovës – pasi do e rrisë konkurencën në fazën e sulmit edhe më shumë.

Por, përkundër kasaj fitore, Reims nuk po kalon formë të mirë në këtë sezon.

https://twitter.com/hv_source/status/1497948949054898179?s=20&t=14SUeACiF1bnAhcpFKrRIg

Kjo skuadër gjendet në vendin e 11-të, me 31 pikë të grumbulluara.

Plot 31 pikë më pak se PSG-ja që është lidere. /Shqip.com