Sport Ndërkombëtar

Rikthehet ikona e UFC-së

Këtë fundjavë, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-285 në artet marciale mikse. Bëhet fjalë për një nga eventet më të shumëpritura, për faktin se, pas tri vitesh mungesë, në kafaz do të rikthehet një nga ikonat e këtij sporti, Jon Jones (26 fitore, 1 humbje e 1 duel pa rezultat).

Jones, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight) do të përballet me Ciryl Gane për titullin kampion botë në peshën e rëndë, që për momentin është vakant (iu hoq Francis Nagnnou). Gane (11 fitore e 1 humbje) ka qenë dikur kampion i përkohshëm i këtij Divizioni dhe do të duelojë për të dytën herë për fitimin e këtij titulli.

Mjaft interesant edhe dueli për titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg), ku përballë njëra tjetrës janë kampionia në fuqi Valentina Shevchenko (23 fitore, 3 humbje) e Alexa Grasso (15 fitore, 3 humbje). Shevchenko nuk humbet prej 9 duelesh dhe e ka mbrojtur me sukses 7 herë titullin.

UFC-285, duelet kryesore:
Jon Jones – Ciryl Gane
Valentina Shevchenko – Alexa Grasso
Geoff Neal – Shavkat Rakhmonov
Mateusz Gamrot – Jalin Turner
Bo Nickal – Jamie Pickett

/Shqip.com