Sport Ndërkombëtar

Rikthehet festa te Chelsea

Chelsea shënon fitore ndaj Newcatle

Po përballen me një mal problemesh – jashtë fushës së gjelbër.

Por, kjo nuk ka ndikuar në lojë.

Chelsea ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Newcastle United – për të vazhduar luftën për titull në Premierligë.

Goli i fitores u shënua në minutën e 89-të, nga Kai Havertz.

Goli i shënuar nga Havertz

Mesfushori gjerman – vazhdon të jetë hero i londinezëve – kur skuadra kalon në momente të vështira.

Kampionët e Evropës – gjenden në vendin e tretë në tabelë – me 60 pikë të grumbulluara.

Shtatë më pak se Liverpooli – i vendit të dytë dhe 10-të më pak se Manchester City – që është lider.

Kurse, për Newcastlen – ky barzim ishte prishje e ecurisë pozitive të rezultateve.

Image

Kjo skuadër – tashmë pozicionohet në vendin e 14-të, me 31 pikë.

Por, përkundër humbjes – Newcastle është nëntë pikë larg nga zona e rrezikshmërisë për rënie nga liga. /Shqip.com