Rozë

Rikthehet Fero i vjetër – Kënga e re duhet të dëgjohet patjetër

Fero

Fero tashmë është rikthyer siç jemi mësuar më parë.

Ai ka lansuar projektin më të ri, i cili titullohet “GTA”.

Për këtë tekst është përkujdesur vet reperi që më pas është vizualizuar edhe me videoklip.

Kënga është shumë ritmike dhe i takon stilit që jemi mësuar ta shohim Feron më parë.

Ndryshe reperi këtë kohë ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të “disseve” që kishe shkëmbyer me reperin tjetër kosovar që jeton dhe vepron në SHBA, Unikkatil./SHQIP.com