Sport Ndërkombëtar

Rikthehet Europa League, Barcelona kërkon gjysmëfinalen

Ndeshjet e fundit çerekfinale në Europa League do të zhvillohen të enjten.

Nga tetë skuadra vetëm katër do të kualifikohen tutje.

Barcelonën e pret një “luftë” e vështirë kundër Eintracht Frankfurt, të cilët në ndeshjen e kaluar treguan se nuk janë inferior përballë gjigantëve spanjoll.

Ndeshja e parë e zhvilluar në gjermani u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Barcelona vs Frankfurt: UEFA Europa League background, form guide, previous  meetings | UEFA Europa League | UEFA.com

Sergino Dest dhe Memphis Depay janë rikuperuar dhe të gatshëm për të luajtur ndaj Frankfurit, ndërsa Gerard Pique mbetet në dyshim edhe pse është përfshirë në ekip.

Derisa, katalanasit do të jenë pa Dani Alves, i cili nuk ka të drejt të luajë në kompeticione Evropiane dhe Ronald Araujo, i cili është i suspenduar.

Ndërsa, të lënduar mbeten Ansu Fati dhe Samuel Umtiti.

Nga ana tjetër te Frankfurti është i lënduar Diant Ramaj, kurse Tuta është i suspenduar.

Kjo ndeshje zhvillohet në ora 21:00.

Me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet një tjetër përballje mjaft interesante, ajo ndërmjet Atalantas dhe RB Leipzigut.

Pronóstico Atalanta vs Leipzig y probabilidades (14/04) | Balón Latino

Edhe në këtë përballje, ndeshja e parë përfundoi 1:1.

Në ora 21:00 të enjten zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera.

Europa League and Conference League LIVE: West Ham v Lyon & Leicester v PSV  score & updates from quarter-final first leg - Live - BBC Sport

Lyon, pas barazimit 1:1 në Angli, pret West Hamin, derisa Rangers do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit, pas humbjes 1:0 kundër Bragas./Shqip.com