Lajme

Rikthehen në punë disa reparte në Spitalin e Gjilanit pas uljes së rasteve me COVID-19

Pacientët duke marrë trajtim në Spitalin e Gjilanit

Spitali i Gjilanit ka rikthyer në punë katër reparte pas uljes së numrit të rasteve me Coronavirus, njofton Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se normalitetit i janë kthyer Reparti i Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe një pavion i Repartit të Internos.

“Normalitetit i janë kthyer  Reparti i  Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos. Paraprakisht është bërë  pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave të  këtyre reparteve, tashmë janë vendosur pacientët sipas patologjive përkatëse”, thuhet ndër tjerash në postim.

Ndryshe, të hënën janë regjistruar gjashtë vdekje dhe 48 raste të reja me Coronavirus./Shqip.com