Rozë Ndërkombëtar

Rihanna shijon mbrëmjen në New York City me ASAP Rocky

Rihanna dhe ASAP Rocky

Rihanna kohë më parë e ka kuptuar se si të vishet me stil edhe gjatë dimrit.

Kështu, gjatë mbrëmjes së djeshme (e hënë) është parë e veshur me plot stil rrugëve të New York City, shkruan Daily Mail.

33-vjeçarja është parë nën shoqërinë e të dashurit të saj, ASAP Rocky, derisa mori vëmendjen e audiencës.

Rihanna

Ajo është parë e veshur me një pallto me përmasa të mëdha, të kombinuar me pantallona ngjyrë bezhë.

Në anën tjetër, reperi kishte zgjedhur që në veshje të ketë më shumë ngjyra, sikurse xhaketa e tij neon.

ASAP Rocky

Së fundmi për dyshen është aluduar se po presin fëmijën e tyre të parë, spekulime të cilat i ka hedhur poshtë këngëtarja./SHQIP.com