Rozë Ndërkombëtar

Rihanna shihet për herë të parë në publik me të birin e saj

Rihanna dhe Asap

Pas një udhëtimi familjar, Rihanna dhe Asap Rocky u panë për herë të parë me djalin e tyre në publik.

Familja e tyre u nis për në Los Anxhelos, dhe shihen duke dalur nga avioni i tyre e duke hypur në një furgon të zi.

Çifti shihen të veshur shumë thjeshtë, dhe shihen duke u munduar të mbulojnë fytyrën e tyre.

Rocky dhe Rihanna mirëpritën fëmijën e tyre të parë në maj dhe duket se të dy e duan jetën e prindërit.

Disa muaj pasi djali i tyre lindi, një burim i afërt me këngëtaren zbuloi se ajo e ka kthyer vëmendjen nga albumi i saj i nëntë i shumëpritur në të qenit nënë, raporton Hollywood Life.

“Tani për tani, fokusi i saj është të jetojë bekimin e të qenit një nënë e re dhe të lidhet si një familje e vogël me Rocky-n. Ai ka qenë një partner kaq i jashtëzakonshëm, ai është i zënë me shfaqjet dhe përgatitjen e albumit të tij, por nëse nuk po punon, ai është pranë saj”, tha burimi. /SHQIP.com