Rozë Ndërkombëtar

Rihanna mund të jetë martuar në fshehtësi, detajet që shtuan dyshimet

Rihanna dhe Asap

A$AP Rocky ka publikuar projektin e ri muzikor që i dedikohet partneres së tij shtatzënë, Rihanna-s por duket se ka më shumë se kaq.

Ndërsa reperi i referohet të dashurës si një “engjëll”, “perëndeshë” dhe “shoqja e zemrës” në tekstin e këngës me titull “DMB”, disa detaje “flasin” se mund të jenë martuar.

Rreth tre minutave, reperi, 33 vjeç, i propozon këngëtares 34 vjeç, me një skarë që shkruan: “Martohu me mua?”

Rihanna – e cila shfaqet e veshur me një vello të kuqe – përgjigjet me grilën e saj që thotë: “Po”.

Në fund të videos, një grup njerëzish mund të shihen duke hedhur petale lulesh drejt çiftit, gjë që të kujton kur të sapomartuarit ecin nëpër korridor pas martesës.

Është e paqartë nëse videoklipi është thjesht shprehje artistike apo art që imiton jetën.

Rihanna dhe Rocky nuk kanë bërë të ditur se janë martuar në jetën reale. Përfaqësuesit nuk e kthyen menjëherë kërkesën e Page Six për koment.

Megjithatë, video duket se është xhiruar gati një vit më parë.

Këngëtarja e “Diamonds” – e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e parë së bashku të çiftit – nuk është shtatzënë në asnjë nga skenat, dhe ajo dhe Rocky gjithashtu kanë veshur të njëjtat veshje që kishin veshur gjatë një xhirimi në Bronx në korrik 2021.

Në shkurt, Rihanna nxiti spekulime se ajo ishte të paktën e fejuar pasi u pa duke mbajtur një unazë diamanti në dorën e majtë teksa bënte pazar./SHQIP.com