Lajme

Rifunksionalizohet aplikacioni i Trafikut Urban që njofton në kohë reale për qarkullimin e autobusëve

Rifunksionalizohet aplikacioni i Trafikut Urban që njofton në kohë reale për qarkullimin e autobusëve.

Është rifunksionalizuar aplikacioni mobil i kompanisë e autobusëve Trafiku Urban me të cilën mund të njoftoheni në kohë reale për qarkullimin e autobusëve.

Kështu njoftuar kompania nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Të nderuar qytetarë. Ju njoftojmë se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil dhe tani mundë të monitoroni në kohë reale qarkullimin e autobusëve në linjat e TU-së.  Faleminderit për mirëkuptimin tuaj” thuhet në këtë njoftim.