Kulturë

Ricky Martin: Shqipëria, toka e shqiponjave

Këngëtari i njohur Ricky Martin ka zgjedhur që të vizitojë edhe qytetet të tjera para koncertit të sotëm në sheshin “Skënderbej në Tiranë.

Në rrjetet sociale, këngëtari ka publikuar foto nga Durrësi ndërsa e cilëson Shqipërinë si “Tokën e Shqiponjave” dhe një nga vendet më miqësore që ka vizituar ndonjëherë.

Shqiptarët janë tepër miqësorë. Një nga gjërat më të mira të udhëtimit në ‘Tokën e Shqiponjave’ është se kudo që të shkoni, nga kryeqyteti në riviera, nga malet në qytetet historike, do të jeni të mirëpritur nga vendasit. Shqipëria është një nga vendet më miqësore që do të vizitoni ndonjëherë”, ka shkruar Martin.

/Shqip.com