Sport Ndërkombëtar

Ricky Hatton do ngjitet në ring përsëri

Ricky Hatton

Rikcky Hatton po rikthehet në ring.

Por, kësaj radhe ka një qëllim të veçantë: t’i frymëzojë njerëzit.

Ai do të përballet Marco Antonio Barrera, në një meç që pritet të ketë audiencë tejet të madhe.

Ish-kampioni i botës – në dy pesha, në një intervistë për BBC – ka thënë se me këtë meç dëshiron t’i tregojë të gjithëve – se përkundë problemeve me depresion dhe – shumë vështirësive tjera, gjithmonë ka shpresë.

“Dua të dal dhe të bëj një tjetër shfaqje. Kjo është arsyeja pse po e bëj atë, për të frymëzuar njerëzit,” tha ai për BBC Sport. “Disa vite më parë luftova keq me shëndetin tim mendor, isha tepër mbipeshë, pija shumë, kisha probleme me drogën dhe isha vetëvrasës. Ishte një kohë e tmerrshme,” tha ai.

“Ky nuk është një rikthim; është një ndeshje ekspozite. Ka më pak raunde, doreza më të mëdha, raunde më të shkurtra dhe ka një mirëkuptim mes meje dhe Marco Antonio Barrera”.

Hatton doli në pension në vitin 2012, ndërsa Barrera, i cili u rrah nga Amir Khan në 2009, luftoi për herë të fundit në 2011.

Hatton u tërhoq për herë të parë në vitin 2009 pas një humbjeje me nokaut nga Manny Pacquiao.

Image

Teksa, në total – gjatë karrierës së  tij ka regjistruar 45 fitore dhe tre humbje.

Ky meç pritet të zhvillohet me 2 korrik, dhe do të jetë me tetë raunde. /Shqip.com