Richarlison: Real Madrid është klubi më i madh në botë
Publikuar:
(16.06.2023 09:11:08)

Richarlison ka vlerësuar lartë ekipin spanjoll, Real Madrid, duke e cilësuar si më të madhin në botë, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
“Real Madrid është klubi më i madh në botë dhe të gjitha lojtarët dëshirojnë që ta veshin fanellën e tij. Por unë jam në një klub, me kontratë.
Duhet ta arsyetojë çmimin e madh që Tottenham ka paguar për mua”, tha Richarlison.
Sulmuesi brazilian ka qenë i përfolur nga mediet për një transferim të mundshëm të tij tek Real Madrid.
/Shqip.com