Sport Ndërkombëtar

Richarlison-Milan, një “dashuri” që nuk u kurorëzua

Richarlison është një nga yjet e mëdhenj në Kupën e Botës, duke shënuar dy herë në ndeshjen hapëse të Brazilit dhe kjo e shtyu Gianluca Di Marzio të zbulojë një histori interesante.

Në fakt, anësori dikur ishte afër kalimit te Milani.

Richarlison filloi karrierën e tij ne Evropë te Watford dhe u transferua te Everton vetëm një vit më vonë, duke u bërë shpejt një lojtar i rëndësishëm për Toffees. 43 gola në 135 paraqitje i dhanë atij një transferim 58 milionë euro te Tottenhami gjatë verës.

Megjithatë, para gjithë kësaj, ai mund të kishte përfunduar në Milano dhe te skuadra kuqezi. Kjo u zbulua nga Gianluca Di Marzio, duke deklaruar se kuqezinjtë zhvilluan bisedime të avancuara me Fluminense në vitin 2017.

Çmimi fillestar ishte 15 milionë euro dhe ata dukeshin të gatshëm për t’i paguar ato para.

Megjithatë, asgjë nuk u materializua pasi Milani nuk kishte vend të lirë për një futbollist jo të BE-së në dispozicion, duke i ndaluar ata në mënyrë efektive të bënin një përpjekje konkrete.

Disa javë më vonë, Watford u fut me një ofertë prej 12 milionë eurosh dhe klubi brazilian tha po.

Pjesa tjetër është histori.

/Shqip.com