Lajme

Rezultojnë pozitive analizat për helmimin e 20 nxënësve nga një “Fast-food” në Lipjan

Fast food

Analizat për helmimin e 20 nxënësve më 6 nëntor në fshatin Shalë të Lipjanit në një fast food – kanë rezultuar pozitive, përcjell Shqip.com.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku është bërë e ditur se 20 nxënës ishin helmuar nga ky lokal.

Tutje, PK ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar.

“Raportohet se me datë 06.11.2021 disa nxënës të shkollave të mesme dhe fillore dyshohet se  janë helmuar si pasojë e konsumimi të ushqimit në një fast fodd. AVUK ka marrë mostrat dhe i ka dërguar për analiza.

Më 29.12.2021 kanë arritur  analizat e mostrat të cilat kanë rezultuar si pozitive . Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com