Lajme

Rezultati i zgjedhjeve lokale, Berisha mbledh sot Kryesinë

Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë sot Kryesinë.

Mbledhja do të nisë në orën 12:00. Mësohet se fokusi i diskutimit me grupin parlamentar do të jetë rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Kujtojmë se koalicioni Bashkë Fitojmë fitoi vetëm 6 bashki në zgjedhjet lokale.

Para disa ditësh, Sali Berisha e ka pritur në zyrë kryebashkiakun e zgjedhur të Kavajës, Fisnik Qosjan.

Përmes një postimi në facebook, Berisha, ka shprehur mirënjohje për të gjithë mbështetësit e Kavajës që ia besuan drejtimin kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Berisha në reagimin e tij theksoi se qytetarët e Kavajës e shpëtuan qytetin për të dytën herë nga monizmi.

/Shqip.com