Lajme

Rezultati i EXIT POLL-it në Gjakovë

Mimoza Kusari dhe Ardian Gjini

Bazuar në EXIT POLL-in e prezantuar, në Klan Kosova Mimoza Kusari-Lila është e para në Gjakovë me 41.70 për qind, ndërsa Ardian Gjini i AAK-së, është i dyti me 39.10 për qind dhe do shkojnë në balotazh.

This image has an empty alt attribute; its file name is 222-2.jpg

Sipas të njëjit sondazh, e treta është LDK me për qind që pasohet nga PDK me 5.50 për qind dhe AKR e fundit me 1.70 për qind.

Kurse, sipas EXIT Poll-it të Albanian Post, Gjakova do ta ketë një raund të dytë zgjedhjesh për kryetar të Komunës.

Sipas këtij EXIT POLL-i, Ardian Gjini e ka humbur garën në raundin e parë, pasi që ka siguruar 45.9 për qind, ndërsa e dyta ka dalë Mimoza Kusari Lila nga Vetëvendosje me 35.1 për qind.

This image has an empty alt attribute; its file name is WhatsApp-Image-2021-10-17-at-19.18.33.jpeg

Ndërsa, sipas EXIT POLL-it të publikuar në RTV Dukagjini, Ardian Gjini është duke prirë para Mimoza Kusari-Lila.

Gjini, sipas këtij EXIT POLLI, është i pari me 48 për qind, ndërsa Kusari-Lila është e dyta me 34.10 për qind.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti