Lajme

Rezultatet e votave të diasporës në të gjitha komunat ku kishte balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për Shqip.com se në ora 20:00 ka përfunduar numërimi i votave me postë.

Këto vota arritën që ta ndryshojnë rezultatin në Dragash, ku tash fituese është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila me kandidatin Ruzhdi Shehu morën 244 vota kundrejt PDK-së që fitoi 54 sosh.

Vota e diasporës nuk e ndryshoi rezultatin në Junik, fitues mbetet Ruzhdi Sehu i LDK-së.

Ndërkaq, në Gjakovë, Mimoza Kusari Lila e Lëvizjes Vetëvendosje mori 82 vota, tetë më shumë se Adrian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në Drenas, ishin vetëm pesë vota me postë – katër nga to i mori Driton Ajazi, vetëm një Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ilir Ferati i LDK-së në Istog u votua nga 48 mërgimtarë, ndërkaq Bekë Berisha nga AAK mori 22 vota.

19 me 2 është përparësia e VV-së kundrejt PDK-së për sa i përket votës së mërgatës në Kaçanik.

Një epërsi e ngjashme, 19 me 3 është në të mirëne AAK-së në Klinë ndaj PDK-së.

Ani pse humbën, VV në Fushë Kosovë mori 34 vota apo 28 më shumë se Burim Berisha i LDK-së.

Vota me postë ishte pro VV-së edhe në Kamencië 108 sosh kundrejt Qëndron Kastratit që i fitoi 37 vota.

Po ashtu, edhe në Rahovec kishte diskrepancë mes votës vendore dhe asaj me postë. Pasi Visar Korenica mori 43, më shumë se fituesi zgjedhjeve Smajl Latifi që fitoi 13 vota.

Vota për Vetëvendosjen nga mërgata përfshiu edhe Podujevën. Bulliqi fitoi 91 sosh, 80 më shumë se Ekrem Hyseni i LDK-së.

Bindshëm më shumë edhe Arben Vitia fitoi mori vota me postë, 122 kundrejt Përparim Ramës që i fitoi 15 vota me postë.

VV e humbi Prizrenin, por ka më shumë vota nga diaspora, 68 me 53 ndaj PDK-së.

Po ashtu, partia e Albin Kurtit e thellon rezultatin në Shtime pasi fitoi 42 vota, ndërkaq Naim Ismajli 14.

Në Viti, VV kishte 33 vota apo 9 më shumë se LDK.

Vetëm pesë persona nga diaspora ishin të gatshëm të përfshihen në zgjedhjet e Vushtrrisë, 4 i mori Xhafer Tahiri, vetëm një Ferit Idrizi.

Në Malishevë, veç një votë shkoi për Ekrem Kastratin e Nismas – ndërsa për PDK-në 56 sosh.

VV mori më shumë vota edhe në Gjilan, 148 – ndërsa LDK e Lutfi Hazirit 65.

Në Mamushë, për KATP shkuan 28 vota, një më shumë se KDTP. /Shqip.com