Lajme

Rezoluta për Srebrenicën, Rama: Është lojë e ulët, Parlamenti nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Mosvotimi i propozimit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Tritan Shehu për ta futur rezulutën që njeh gjenocidin e kryer nga Serbia në Srebrenicë, ka nxitur reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Rama e ja quajtur “lojë të ndyrë të ish-kryeministrit Sali Berisha”.

“Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!”.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë”.

“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!”, ka shkruar Rama në Twitter.

“Edhe një fakt për t’u nënvizuar: Parlamenti sot nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, po thjesht ka refuzuar të fusë në procedurën trejavore parlamentare një dokument të ardhur nga Katrani, siç do të bëjë me çdo letër që do të ketë bojën e tij”, ka shkruar Rama.

Theksojmë se në Kuvendin e Shqipërisë, është rrëzuar kërkesa e deputetit Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

Për këtë çështje ka pasur reagime edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe figura tjera politike./Shqip.com