Rozë

Rezikojnë deri 10 vite burg? Dy binjakët Veshaj dalin në gjyq këtë muaj

Donald dhe Romeo Veshaj janë dy vëllezërit e famshëm shqiptar që kanë bërë një publik për vete.

Mirëpo, siç duket jeta e tyre mund të ndryshoj me datën 27 maj të këtij muaji.

Vëllezërit Veshaj prej pesë vitesh vazhdojnë të përballen me drejtësinë, pasi akuzohen si autorë të një plagosjeje të regjistruar në vitin 2017 në qytetin e Vlorës.

Gazetarja e kronikës, Anduena Llabani bën me dije se më 27 Maj do të zhvillohet seanca në Gjykatën e Lartë për dy vëllezërit komedianë, pas ankimimit të vendimit të Apelit nga Prokuroria e Vlorës. Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit i ka lënë jashtë qelisë dy vëllezërit vlonjatë.

Romeo dhe Donald Veshaj

Mbi Donald dhe Romeo Veshajn, tashmë personazhe publik, rëndon akuza për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Sipas Kodit Penal, shpallja fajtor për këtë vepër dënohet nga tre deri në 10 vjet burgim.

Postimi i gazetares:

Një ngjarje e pesë viteve më parë që ka protagonistë dy aktorët vlonjatë Romeo dhe Donald Veshaj, rikthehet sërish në vëmendje për shqyrtim në gjykatë. Dy vëllezërit Veshaj, fytyra të njohura të ekranit, rezultojnë prej disa vitesh në përballje me drejtësinë.

Kjo pasi në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal). Përballë një vendimi të butë të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, ku dy vëllezërit vijonin të lirë dhe apelit të Prokurorisë, shkalla e dytë e la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Mirëpo e pakënaqur me vendimin e Apelit, Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe ka caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.

Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit duket se ka kaluar në heshtje, ashtu sikundër dënimi i cili i ka lënë jashtë qelisë dy aktorët.

Pëndryshe, Veshajt janë riaktivizuar në botën e ekranit me emisionin “Më lër të flasë” në Top Channel./Shqip.com